VIDEO/ Kur shkruhej një histori! si sot 3 vite më parë, Shqipëria debutonte në Europian

Ëndrra e shumë shqiptarëve, u bë realitet në vitin 2016 me Shqipërinë që arriti të kualifikohet në finalet e një Europiani për herë të parë në histori. Në Europianin e Francës, kuqezinjtë bënin debutimin absolut ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku u ndëshkuam nga vetëm një episod dhe kishim mundësi reale për të barazuar e pse jo për të kërkuar më shumë.

Sot 3 vite më parë, në Europian këndohej për herë të parë himni i Shqipërisë, i shoqëruar nga zëri i mijëra tifozëve të cilët ishin në stadium në Lens atë drekë. Fiks në orën 15:00, Shqipëria niste për herë të parë një rrugëtim të tillë, i cili në fakt nuk zgjati shumë por ishte më emocionuesi në histori duke qenë se me pak fat mund të kalohej faza në grupe.

Sot kuqezinjtë zbresin sërish në fushë dhe përballë do të kenë Moldavinë në një ndeshje të lehtë në letër ku kërkohet që të bëhet një tjetër mrekulli dhe të kërkohet kualifikimi i dytë për në Europian. Kujtojmë që ato eliminatore, Shqipëria i mbyllte me 3 pikë pasi mundte në ndeshjen e fundit Rumaninë me golin e Armando Sadikut. /Erjon Allaraj-VipSport.al/