VIDEO/ Komisarët e garës i mohuan triumfin, Fetel shfaqet nervoz dhe nuk pranon vendimin

Në Çmimin e Madh të Montekarlos ishte Sebastian Fetel ai që në fund kaloi i pari vijën e finishit të garës. Mirëpo, pas një episodi pranë përfundimit të garës, komisarët e garës vendosën ta penalizonin gjermanin e Ferrarit. Teksa ishte në ndjekje nga Hemilton, Fetel humbi për një moment kontrollin e makinës, por rikuperoi duke u kthye në pistë, ndërsa i bllokoi krahun britanikut.

Nga komisarët u cilësua si një lëvizje e parregullt, duke e penalizuar me 5 sekonda. Në fund të garës, Fetel nuk arriti ta mbyllte garën me më shumë se 5 sekonda nga piloti i Mercedes, duke përfunduar në vendin e dytë. Pas garës, Fetel u pa i nervozuar, teksa nuk e pranoi vendimin e komisarëve.

Madje, gjermani shkoi deri aty sa ndërroi edhe tabelën që tregonte se Hemilton kishte dalë i pari, duke e vendosur para makinës së tij. Megjithatë, vendimi nuk ndryshon edhe pse skuderia Ferrari do ta apelojë vendimin. Në këtë formë, Hemilton zgjat edhe më shumë diferencën me Fetel në garën për Kampionatin Botëror. Një garë e cila duket e destinuar të përfundojë me titullin e radhës në favor të britanikut.

/Egi Çabeli-VipSport.al/