VIDEO/ Kin vendos në lojë mesfushorin: Nuk jam me një grua në dhomë, edhe pse ashtu duket

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kin, është aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Italisë, ku do të marrë pjesë me axurrrët në Kampionatin Europian për moshat nën 21-vjeçare. Nga talenti të gjithë presin shumë, duke pasur parasysh sezonin e tij me bardhezinjtë, ku shkëlqeu sa herë iu dha mundësia të zbriste në fushë.

Ndërkaq, Kin duket në një humor të mirë pak ditë para Europianit, teksa nga dhoma, ku së bashku me të ishte edhe Nikolo Zaniolo, ka vënë në lojë këtë të fundit. Sulmuesi i Juventusit kishte nisur një video live në Instagram, ndërsa talenti i Romës ishte i shtrirë në krevat.

Ndërkohë, Kin nga ana tjetër, shprehej se në dhomë nuk ishte me një femër edhe pse dukej si një femër, duke vendosur në lojë 19-vjeçarin. Një shaka kjo e Kin, që tregon frymën në Kombëtaren italiane, ndërsa edhe Zaniolo është një element i rëndësishëm, që pritet të evidentojë edhe më shumë vlerat e tij në këtë kompeticioni.

/Egi Çabeli-VipSport.al/