VIDEO / HISTORIKE! Vjen fitorja e parë e Kosovës në eliminatoret e Euro 2020

Kosova ka siguruar sot fitoren e saj të parë në eliminatoret e Euro 2020, duke triumfuar në mënyrë të pabesueshme me një gol në shtesë përballë Bullgarisë në fushën e kësaj të fundit.

Një sukses i merituar me një lojë tërësisht ofensive që solli këtë rezultat mbresëlënës, të kërkuar me ngulm që nga minuta e parë në të fundit. Kosovarët kaluan në avantazh, u përmbysën nga vendasit por insistuan dhe pasi gjetën barazimin me Muriqin, provuan në çdo mënyrë të shënonin përsëri.

Pas një morie rastesh të humbura, erdhi goli i Rashanit, i cili i dha suksesin në shtesë Kosovës e cila tashëm është rivale me Anglinë e Republikën Çeke për kualifikimin në Euro 2020.

 

MINUTË PAS MINUTE

92’ GOOOL Kosova, shënon Rashani.

90’ Topi nga e majat për Rashanin nuk devijohet drejt portës nga ky i fundit.

89’ Kololli nga jashtë zonës gjen fundin  e rrjetës së jashtme të portës së Bullgarisë.

87’ Rashani ka në këmbët e tij golin e 3-2, kur pas një pasimi të Rashicës gjuan drejt portës, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

86’ Tre gjuajtje radhazi drejt portës së Bullgarisë që shpëton mirë nga goli i kosovarëve të cilët e kanë mbyllur ekipin vendas në gjysmëfushën e vet.

84’ Aksion i gjatë i Kosovës me topin që kalon sa në një krah në tjetrin, harkimi i Rashicës për Rashanin përfundon me një gjuajtje me kokë të mesfushorit që çon topin mbi traversë.

83’ Ka ndryshuar loja e Kosovës në këto minuta pasi është më agresive dhe kërkon me ngulm të shënojë golin e fitores.

79’ Një harkim në zonë sjell devijimin me kokë të Halimit drejt portës, bllokon portieri i vendasve.

75’ Zhegrova i lë vendin në fushë Rashanit.

72’ Rashica merr topin në pozicion të favorshëm ballor dhe provon gjuajtjen nga jashtë, sfera kalon kalon jo shumë larg shtyllës në fundore.

68’ Muriqi gjen përsëri rrjetën por këtë herë sinjalizohet në pozicion jashtë loje pasi devijoi saktësisht në vijimin e një goditje dënimi.

64′ GOOOL Kosova, shënon Muriqi. Kololli kombinon mirë dhe nis një harkim perfekt në zonë, Muqrizi me kokë shkëputet dhe gjen rrjetën për të barazuar shifrat.

64’ Debuton Hadërgjonaj, i cili hyn në fushë në vend të Vojvodës, ndërsa Rashkaj merr vendin e Vocës.

61’ Goditje nga këndi për Kosovën, topi harkohet të Muriqi që nuk ka shënjestrën e duhur për të dërguar sferën në rrjetë.

59’ Rashica fut një top të mirë nga e majta në zonë, askush nuk përfiton me sferën që kalon mes këmbëve të mbrojtësve vendas.

55′ GOOOL Bullgaria, shënon Dimitrov. Lojtari i futur në pjesën e dytë  të ndeshjes tregohet i aftë të kthejë në portë një goditje nga këndi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

 

51’ Provon Rashica nga ana tjetër me një sprint të shpejtë në të majtën dhe një gjuajtje mbi portierin, por sfera kalon mbi traversë.

49’ Kundërsulm i shpejtë i bullgarëve të cilët arrijnë me 2 pasime të shfaqen në zonën e Kosovës. Popov provon të gjuajë në portë por ndalet nga ndërhyrja e Rrahmanit.

47’ Menjëherë e rrezikshme Kosova me Kolollin i cili arrin deri pranë portës, por nuk ia del tw gjuajë në kuadratin e bullgarëve.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime të Kosova.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

44’ Mundohet të reagojë Kosova me Celinën i cili i afrohet golit me një gjuajtje cila përfundon jo shumë larg shtyllës së portës bullgare.

43′ GOOOL Bullgaria, shënon Popov. Popov gjen hapësirën dhe me një depërtim të shpejtë i afrohet zonës duke lëshuar një goditje të fortë drejt katërkëndorit që ndalet në rrjetë.

36’ Gjuajtje e fortë ballore e Celinës, grushton me vështirësi portieri i Bullgarisë me mbrojtjen e cila më pas largon rrezikun.

33’ Spektakël i Besar Halimit i cili me një finte shmang dy kundërshtarë, pasim perfekt për të nxjerrë Rashicën në krahun e majtë. Harkimi i këtij të fundit në qendër është pak më i gjatë se duhet për Muriqin para portës bullgare.

27’ Goditje nga këndi për bullgarët, topi shkon te Kostandinov i cili i harruar i vetëm gjuan me kokë, pro gabon plotësisht shënjestrën dhe çon topin jashtë.

24’ Përfaqësuesja e Kosovës është në kontroll të plotë të ndeshjes dhe sa herë ka topin shkakton panik në mbrojtjen vendase me zbritjet e shpejta nga krahët të dyshes Rashica-Zhegrova.

20’ Kosova vazhdon të sulmojë, për të mbyllur ndeshjen. Halimi provon të majtën e tij nga distanca, por sfera fluturon mbi traversën e portës bullgare.

14′ GOOOL Kosova, shënon Rashica. Aksion i shpejtë perfekt i Kosovës, harkimi në zonë i Vojvodës largohet nga bullgarët por sfera mbërrin te Rashica i cili e kthen në rrjetë. 0-1.

7’ Rashica mundohet të shpërthejë në krahun e majtë, por ndalet nga kundërshtarët dhe dhuron rivënie fundore.

3’ Goditje nga këndi e rrezikshme e bullgarëve, del Muriç dhe kontrollon me qetësi.

1’ Fillon ndeshja në Sofje.

Bullgari-Kosovë 2-3
43′ Popov, 55′ Dimitrov / 14′ Rashica, 64′ Muriqi, 92′ Rashani

Bullgaria: Mihajlov, Popov, Kostandinov, Nedelev, Despodov, Popov, Nedyalkov, Bozhikov, Ivanov, Isa, Goranov.
Trajner: K. Balakov

Kosova: Muriç, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kololli, Voca, Halimi, Celina, Rashica, Zhegrova, Muriqi.
Trajner: B. Shaland