VIDEO/ Frika nga rrufetë e shtyn ndeshjen për 45 minuta, në Suedi-Kili vendos një shqiptare

Suedia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Botërorin e femrave, duke mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Kilit. Takimi pritej me shumë interes nga tifozët, megjithatë frika nga rrufetë dhe shiu i dendur që ka pushtuar stadiumin, bëri që takimi të shtyhej me 45 minuta në pjesën e dytë.

Suedia e kishte vënë diktatin e saj në fushë duke dominuar në çdo aspekt megjithëse ende nuk e kishte gjetur golin e avantazhit. Pasi situata meteorologjike u qetësua, ekipet u rikthyen në fushën e blertë dhe ishte sulmuesja Kosovare Asllani ajo e cila gjeti golin e avantazhit.

Sulmuesja me origjinë shqiptare që aktivizohet te Suedia, është nga më të dalluarat në skuadër dhe shpesh herë ka qenë vendimtare në fushë. Sakaq, pak sekonda para fundit, Asllani ka dhënë edhe një asist për 2-0 duke vulosur takimin në këtë mënyrë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/