VIDEO/ Fitorja e Kosovës i lë me pasoja në Bullgari, befason presidenti i Federatës bullgare

Kosova arriti të merrte pak ditë më parë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur Bullgarinë me rezultatin 2-3. Dardanët që e panë veten në disavantazh në pjesën e dytë, ditën të reagonin mirë duke barazuar e më pas duke realizuar edhe golin e fitores me vlerën e tre pikëve.

Kjo humbje e Bullgarisë, ka lënë jo pak pasoja te ballkanikët duke qenë se presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit është detyruar të largohet pa dalë para mediave. Duke ditur  se e prisnin shumë gazetarë që do t’i kërkonin llogari për humbjen, ai ka vendosur që të largohet pa takuar askënd.

Në këtë mënyrë, Borislav Mihajlov ka marrë makinën në ambientet e stadiumit dhe pasi ka hipur në të, ka dalë nga dyert nga mbrapa stadiumit duke u larguar pa u takuar me askënd. Humbja ndaj Kosovës, duket se ka djegur shumë në Bullgari sidomos pas koreve raciste që kishte para ndeshjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/