VIDEO / Feronikeli kalon pengesën e parë, në finalen e Champions për 1 milion euro

Skuadra e Feronikelit ia ka dalë të kalojë me sukses në finalen e turit paraeliminatore të Ligës së Kampioneve duke kaluar Linkoln Red Imps të Gjibraltarit. Kampiones së Kosovës i ka mjaftuar një gol i shpejtë për të prerë biletën për finalen e cila luhet pas pak ditësh në Prishtinë.

Hoti finalizoi me sukses një aksion që në minutën e tretë duke kaluar në avantazh Feronikelin, i cili më pas u mundua që të administronte ndeshjen e cila zhvillohej në Prishtinë, ashtu si i gjithë miniturneu i paraeliminatoreve. Skuadra e Ramadanit ishte më e qartë në aksionet e saj dhe kishte disa mundësi të tjera për shënim, ndërsa porta e Troshupës nga ana tjetër u rrezikua rrallëherë nga skuadra e Gjibraltarit.

Në fund, ky gol mjaftoi që Feronikeli të zinte një vend në finalen e të premtes, ku do të ketë përballë ekipin e Santa Koloma të Andorrës që mundi po 1-0 Tre Pene të San Marinos. Për fituesin është gati një vend në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj TNS te Uellsit, por edhe një çek i majmë. Kjo pasi duke llogaritur fitimet nga UIEFA, skuadra që përfundon në Champions merr një çek prej më shumë se 1 miliopnë eurosh në rastin më të keq të mundshëm në ecurinë në këtë turne apo në Ligën e Europës. /vipsport.al/

 

Feronikeli-Linkoln 1-0
3′ Hoti

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Islami, Hoxha, Dabiqaj, Hoti, Fazliu, Bojku, Karioka, Rexha.
Trajner: Z. Ramadani

Linkoln Red Imps: Soler, Çipolina, Romero, Lopez, Albarracin, R. Çipolina, Molina, Perez, Kabrera, Diaz, Rinkon.
Trajner: V. Afonso