VIDEO / Dy golat e Ernest Muçit me kombëtaren, Tirana e ka që tani 10-ën e së ardhmes

Prej shumë vitesh, Tirana është larg çdo lloj pritshmërie që kanë ififozët e këtij ekipi i cili ka përfunduar nga fitues trofesh, në skuadër që luan thuajse gjithmonë për mbijetesë. Një situatë për të cilën janë fajësuar shpesh strategjitë në klubin bardheblu ku janë fokusuar më shumë te të huajt se sa te talenti që mund të prodhohet vetë nga akademia.

Një nga këto ku talenti duket se nuk p vlerësohet siç duhet raste është ai i Ernest Muçit, 18-vjeçarit të Tiranës i cili ka treguar shpesh se meriton diçka më shumë se sa i ka dhënë klubi bardheblu. Futbollist ka dy vite që është pjesë e përfaqësueses U19 dhe tashmë është graduar edhe kapiten atje nga trajneri Nevil Dede.

Te Tirana ndoshta duhet të fillojnë ta shohin me prioritet këtë futbollist, aftësitë e të cilit kanë rënë dukshëm në sy gjatë ndeshjes së fundit që Shqipëria U19 fitoi 3-1 ndaj Kosovës. Muçi shënoi dy gola dhe siç shihet në video, tregoi aftësi si në nuhatjen brenda zonës, ashtu edhe në kalibrimin drejt portës nga jashtë. Një 10 ideale për përfaqësuesen U19, ndërsa tashmë i mbetet Tiranës të punojë që ta bëjë Muçin edhe 10-ën e saj. /vipsport.al/