VIDEO/ “Driblimi i javës” mban firmë shqiptare, Rashica merr një tjetër vlerësim

Kosova arriti të merrte një fitore historike pak ditë më parë duke mundur me përmbysje Bullgarinë. Dardanët arritën të triumfonin ndaj bullgarëve me rezultatin 2-3 duke mbajtur të paprekur vazhdimësinë e ndeshjeve pa pësuar humbje.

Edhe njëherë tjetër në fushën e blertë, më i dalluari ishte ylli i Verder Bremenit, Milot Rashica që përveç se arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes, ishte edhe protagonist në fushë me pasime dhe lojën e tij. Faqja zyrtare e Ligës së Komeve në “Twitter” ka vendosur të japë një vlerësim mjaft interesant për Rashicën.

Driblimi që ai i bën futbollistit kundërshtar dhe më pas i njëjti aksion që konkretizohet me gol, është konsideruar si driblimi i javës. Me një lëvizje mjaft elegante, Rashica arrin të kalojë topin mes këmbëve të kundërshtarit duke e lënë të palëvizur në vend. /Erjon Allaraj-VipSport.al/