VIDEO/ Ditëlindja speciale e ish-sulmuesit të Skënderbeut, shokët e skuadrës e mbulojnë me miell e vezë

Ish-futbollisti i Skëndërbeu, Ali Soue, përjetoi këtë sezon, vitin e parë te skuadra e CSKA-së së Sofias në kampionatin bullgar. Sulmuesi u përshtat mjaft mirë, duke realizuar edhe 11 gola në 28 ndeshje. Ekipi i 25-vjeçarit i shkoi shumë pranë titullit kampion, por në fund e mbylli në vendin e dytë të klasifikimit duke iu dorëzuar Ludogoretsit.

Në ditën e djeshme, Soue ka pasur datëlindjen dhe shokët e skuadrës i kishin përgatitur një surprizë të veçantë në stërvitje. Edhe pse, nuk dihet se sa e shijoi sulmuesi të gjitha sulmet me miell dhe vezë nga kolegët e tij.

Megjithatë, në fund të historisë, kjo do të jetë nga ato datëlindje të cilat do të kujtohen gjatë nga ana e sulmuesit. Soue ka lënë gjurmë edhe në Shqipëri, teksa me fanellën e Skënderbeut fitoi një titull kampion, por gjithashtu u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore.

/Egi Çabeli-VipSport.al/