VIDEO/ Dan Bilzerian paguan shifër stratosferike, vrapim me bikini nga biondja e Championsit

Liga e Kampionëve “u pushtua” këtë vit nga një modele ruse e cila në minutën e 19 të takimit arriti t’i shpëtonte stjuartëve dhe hyri në fushën e blertë duke marrë jo vëmendje. Ndjekësit e saj në “Instagram” po rriteshin me shifra të frikshme duke bërë që të arrijë në shifrën e 2 milionë ndjekësve, megjithatë kjo nuk zgjati shumë duke qenë se profili i saj u bllokua.

Fama e saj u rrit shpejtë dhe një nga personat më të famshëm të shoubizit, Dan Bilzerian i njohur për jetën e tij luksoze i ka lejuar vetes të bëjë një shpenzim prej 30 mijë eurosh vetëm që të ketë mundësinë të shohë nga afër një vrapim të Kinseit në pistën e vrapit vetëm 5 minuta.

Natyrisht si synim kryesor kishte të bënte reklamën e bikinit që ka në pronësi vetë Bilzerian, ndërkohë që videoja e shpërndarë në rrjete sociale, është bërë shumë shpejt virale. /VipSport.al/