VIDEO/ Brazili ndalet pa gola ndaj Venezuelës, sistemi VAR iu kthehet në makth brazilianëve

Brazili nuk ka shkuar më shumë se nja barazim pa gola në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, nuk mundi të kalonte mbrojtjen e Venezuelës, teksa tashmë kualifikimi për më tej do të luhet në ndeshjen e fundit ndaj Perusë, e cila gjithashtu ka katër pikë sa brazilianët.

Sa i përket ndeshjes, Brazili e dominoi takimin por pa arritur të konkretizonte rastet teksa edhe në një moment kur Firminjo shënoi, goli u anulua për një faull në zonë të lojtarit të Liverpulit. Sistemi Var do të bëhej më pas protagonist, teksa do t’i anulonte pesë herë kampionëve të Botës, edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht me Gabriel Zhezus për pozicion jashtë loje, e më pas Kutinjos përsëri për një pozicion të parregullt. Vendime të cilat tërbuan ‘Selecaon’, megjithatë tashmë vëmendja do të kalojë te ndeshja e fundit aty ku nuk lejohen hapat fals.

/Egi Çabeli-VipSport.al/