VIDEO / Askush nuk kishte dyshime, “biskota” në Francë-Rumani eliminon Italinë nga Europiani

Në Itali e quajnë “biskota” dhe nënkupton që dy skuadrat kanë paktin e pashkruar me njëra-tjetrën për të orientuar ndeshjen drejt një rezultati të caktuar që favorizon të dy palët. Të gjithë ishin të bindur në Itali se sot do të kishte një “biskotë” në ndeshjen mes Francës dhe Rumanisë, një barazim që do të linte jashtë Italianët nga gjysmëfinalet e Europianit të U21 që e organizojnë vetë.

Italia doli e dyta në grupin e saj me 6 pikë dhe për të kaluar në gjysmëfinale, i duhej të ishte e dyta më e mirë e tre grupeve të turneut. Por Franca me Rumaninë ishin në pozicioni e privilegjuar që të kalonin me një barazim të dyja, pasi kishin fituar ndeshjet e para. Ashtu ndodhi dhe me një barazim 0-0, dy skuadrat kaluan me tej, me Rumaninë si fituese grupi e Francën si e dyta më e mirë, po në kupton e 7 pikëve

Për Francën, në gjysmëfinale si kundërshtare do të jetë Spanja, ndërsa surpriza e këtij turneu, Rumania, do të përballet me Gjermaninë. /vipsport.al/