VIDEO / Asist milimetrik e më pas shkakton penallti, një shqiptare shtyn Suedinë në çerekfinalet e Botërorit

Kosovare Asllani vazhdon të mbetet një prej protagonistëve kryesore të përfaqësueses së futbollit të Suedisë, e cila ka pretendime për të synuar fitoren e Botërorit i cili i ka ikur gjithmonë nga duart. Sot, Suedia preu biletën për në çerekfinalet e turneut, duke mundur 1-0 Kanadanë dhe ku protagonistë ishte pikërisht sulmuesja shqiptare.

Asllani, si gjithmonë titullare në radhët e përfaqësueses së Suedisë, ishte ajo e cila me një pasim milimetrik nxori para portës Blakstenius në minutën e 55-të të duelit, me këtë të fundit që nuk gaboi duke çuar topin në rrjetë.

Kanadaja reagoi dhe u nis në sulm, me Kosovare Asllanin e cila u bë përsëri protagoniste, pasi shkaktoi penallti me një prekje të topit me dorë për të cilën u desh ndërhyrja e VAR që ta akordonte. Për fatin e mirë të Asllanit, Beki gaboi para portës dhe Suedia i shpëtoi një goli të barazimit dhe arriti të mbronte me dhëmbë avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare për të shkuar në çerekfinalet e turneut ku e pret një superfuqi si Gjermania. /vipsport.al/