Vdekja e Emiliano Sala / Policia angleze arreston një person me akuzën e vrasjes

Një tjetër e papritur në çështjen e vdekjes tragjike të Emiliano Sala në janarin e këtij viti. Sulmuesi argjentinas u rrëzua me avion ndërsa po udhëtonte nga Franca drejt Uellsit për t’iu bashkuar Kardif, një ngjarje për të cilën tashmë ka një zhvillim të bujshëm.

Policia britanike bëri të ditur sot paradite se kishte arrestuar një 64-vjeçar me akuzën e “vrasjes së pavullnetshme” dhe se kishte lidhje direkte me pilotin që drejtonte avionin në të cilin udhëtonte Emiliano Sala.

“Si pjesë e hetimeve duhet të marrim në konsideratë nëse ka dyshime për veprim kriminel dhe si pasojë e hetimeve kemi arrestuar një person 64-cjeçar në North Jorkshajr, të dyshuar për vrasje të pavullnetshme. Ai bashkëpunoi me hetuesit tanë dhe më pas u la në hetim në gjendje të lirë”:, konfirmoi policia britanike.

Sipas spekulimeve të para, mendohet se bëhet fjalë për personin  cili i dha licencën Devid Ibotson, pilotit i cili udhëtoi atë natë mbi La Mansh, duke humbur jetën bashkë me Sala pas rrëzimit të avionit. /vipsport.al/