Van Gal kritikon Mesin dhe Nejmar: Individualisht të mirë, por nuk janë lojtarë për ekipin

Luis Van Gal, ish-tekniku i Mançester Junajtid, Kombëtares së Holandës, Barcelonës por edhe shumë klubeve të tjera, së fundmi ka kritikuar Lionel Mesin por edhe Nejmar se nuk janë lojtarë për ekipin. Tekniku shprehet se individualisht i pëlqejnë, por çalojnë në lojën kolektive. “ Sa Champions League ka fituar Barcelona, me atë që thonë se është lojtari më i mirë në botë? Shikoni Nejmar te PSG.

Nejmar dhe Mesi më pëlqejnë si futbollistë, si individë, por jo si lojtar për skuadrën. Mendoj se në lojën kolektive nuk asgjë më të rëndësishme se një lojtar ekipi. Më pëlqen Mesi si lojtar individual. Është lojtari më i mirë në botë, statistikat e tregojnë. Por pse nuk ka fituar Champions prej 5 viteve. Si kapiten duhet t’ia bëjë pyetjen vetes. Barcelona ka lojtar të mrekullueshëm.

Besoj se Mesi është i ndërgjegjshëm për këtë. Nuk është vetëm faji i trajnerit”, tha Van Gal. Në këtë mënyrë, mbërrijnë të tjera kritika për Mesin, i cili është i angazhuar në Kupën e Amerikës me Argjentinën, teksa është në kërkim të trofeut të parë me Kombëtaren.