Van Dijk nuk e pranon humbjen: Ishte turp, por ndihemi krenarë me veten

Holanda nuk ka arritur të triumfojë në Ligën e Kombeve duke u renditur kështu në vendin e dytë në këtë kompeticion risi në Europë. Në përfundim të ndeshjes ndaj Holandës, për mediat ka folur mbrojtësi Van Dijk i cili duket shumë i zhgënjyer nga humbja e pësuar.

Ai u shpreh se skuadra holandeze kishte hyrë vetëm për fitore megjithatë ata vetë ndihen krenarë për veten e tyre megjithëse e konsideron turp që humbën një ndeshje të tillë.

“Është një turp që humbëm këtë ndeshje sepse kemi dashur të fitojmë kupën. Është një turp që jemi me duar bosh, por gjithsesi duhet të jemi krenarë për veten tonë. Ne po bëjmë hapa të mëdhenj si një grup, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Kjo duhet të vazhdojë. Kjo humbje nuk duhet të shkatërrojë zhvillimin tonë”, tha Van Dijk. /Erjon AllarajVipSport.al/