Uzuni: Fitorja për të na kthyer besimin, Moldavia mbrohej me shumë forca

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është shprehur se kjo fitore do t’i shërbejë kuqezinjve për t’i kthyer besimin.

Në prononcimin për RTSH, sulmuesi shtoi se duhet të luajnë për të bërë krenar Kombin, ndërsa tha se kundërshtari mbrohej me shumë forca.

‘Nevojitet shumë për të kthyer besimin, duhet të bëjmë krenarë, luajmë për Kombin tone kjo ishte për tifozët. Moldavia mbrohej me shumë forca, por fati ishte me ne. Kemi 6 pikë duhet të shpresojmë. Besoj në shumicën e ndeshjeve luaj sulmues apo pas sulmuesit, por në rastin tim fati nuk ishte me mua. Jam shumë i lumtur për fitoren, pavarësisht se nuk shënova”, tha Uzuni.