Usain Bolt këshillon Mançester Junajtid: Mbani Pogba se te Juve ishte i jashtëzakonshëm

Për Usain Bolt, Pol Pogba është një prej atyre lojtarëve nga të cilët Mançester Junajtid nuk duhet të heqë dorë. Printeri i famshëm xhamajkan nuk ka fshehur kurrë pëlqimin e tij  për “djajtë e kuq” dhe duket se vazhdon e ndjek me shumë vëmendje çdo gjë që bëjnë ata.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, ai ka komentuar situatën e skuadrës e cila ka mbetur përsëri jashtë Champions dhe po përpiqet që të ndërtojë një cikël të ri fitimtar nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer.

“Në këtë moment është e vështirë për ta. Kur erdhi Solskjaer u paraqitën mirë, por pastaj disa dëmtime kompromentuan punën që u bë dhe ata kur i kthyen nuk ishin më të njëjtët futbollistë. Të shohim se kush do të vijë gjatë merkatos, të rinisemi nga aty. Duhet të bësojmë se do t’ia dalim.

Të mbajmë apo largojmë Pogba? Më mirë ta mbajmë, pa dyshim. Unë mendoj duhet të ndërtojmë skuadrën rreth tij. Për mua është një prej më të mirëve në këto momente dhe jam një tifoz i madh i tij. Është parë se në cilat nivele mund të shprehet, kur luante te Juventusi ishte i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe te Franca. Duhet thjesht të luajë në pozicionin e duhur”, tha Bolt. /vipsport.al/