Uilliam Kordeiro zyrtarizon transferimin te Partizani, nesër firma!

Uilliam Kordeiro nuk ka më mëdyshje, e madje në “Instagram” ka postuar të shtunën nisjen nga Brazili drejt Tiranës. Sot paradite braziliani ka qenë në Frankfurt, ndërsa pritet që të mbërrijë punë orësh në Tiranë.

Braziliani duket se nuk ka pritur klubin, por e ka prezantuar vetë veten si pjesë e Partizanit në rrjetet sociale. Të kuqtë kanë menduar që nesër të bëjnë prezantimet e afrimeve të reja, duke filluar që nga trajneri, por duket e braziliani është treguar më i shkathët.

Sezonin e shkuar, në radhët e Kukësit, braziliani Kordeiro ishte një nga më të mirët, jo vetëm te kuksianet por edhe në Superiore, duke luajtur në disa pozicione, por duke spikatur me golat e tij.

 

E.S./Vipsport.al/