U rikthye pas 7 vitesh në Serinë A, Leçe kërkon sulmuesin që ndëshkoi Shqipërisë

Klubi i Leçes ka përjetuar  një periudhë aspak pozitive në vitet e fundit, duke u endur në Kategoritë më të inferiore të Italisë. Megjithatë, tashmë pas plot 7 viteve klubi është rikthyer në elitën e futbollit italian teksa e mbylli kampionatin në Serinë B në vendin e dytë të klasifikimit.

Drejtuesit e Leçes tashmë kanë nisur të mendojnë për merkaton, ndërsa skuadra ka nevojë për përforcime. Një emër surprizë ka ardhur për repartin sulmit, teksa nga Turqia flitet për një interesim të italianëve për sulmuesin e Beshiktashit, Burak Jëllmaz.

Jëllmaz, ishte pjesë edhe Kombëtares turke në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Elbasan, madje shënoi edhe një gol, në disfatën 0-2. 33-vjeçari mund të ‘joshet’ nga oferta për të luajtur në kampionatin italian, ndërsa në sezonin e fundit ka pasur formë të mirë duke shënuar 11 gola dhe mund të jetë një afrim i rëndësishëm për Leçen.

/Egi Çabeli-VipSport.al/