U ngjiten si kampionë në Superiore, zbardhet faza përgatitore e ballshiotëve

Bylisi do të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ku merr pjesë në Superiore dhe do të zbresë në fushën e stërvitjes në datën 1 korrik. Kështu ka vendosur presidenca në bashkëpunim edhe me stafin drejtues, ndërsa mendohet që këtë periudhë deri në startin e përgatitjeve të ketë merkato dhe negociata me lojtarë nga tregu vendas dhe ai i huaj.

Lidhur edhe me planin e fazës përgatitore, nga presidenca bëhet e ditur se fillimisht një javë skuadra dhe grupi do të relaksohen në një nga plazhet e Semanit apo Darzezës.

Ndërsa më pas faza do të vijoje me ngarkesa të plota, me një program special të përgatitur nga trajneri Dovedan.

Madje, Bylisi ka menduar që të “shtegtojë” jashtë vendit, me shumë gjasa, por kjo do të varet shumë edhe nga sigurimi i vizave duke qenë se klubi ka shumë lojtarë të huaj. Nëse dokumentacioni do të plotësohet skuadra mund të shkojë edhe jashtë vendit, në një shtet me klimë të të freskët.

E.S./Vipsport.al/