U largua nga Shpresat për të firmosur, talenti kuqezi nis përgatitjet me gjigandët holandezë

Pak ditë më parë, Shqipëria U21 kishte 3 ndeshje nga të cilat, 2 ishin miqësore dhe një zyrtare ndaj Turqisë U21. Kuqezinjtë u grumbulluan pak ditë para ndeshjeve dhe nisën përgatitjet ku mes tyre, ishte edhe talenti 20-vjeçar, Lindon Selahi që aktivizohej me ekipin e Standard Liezhit.

Mesfushori kuqezi u largua nga grumbullimi i Shpresave duke qenë se nga Holanda kishte mbërritur një ofertë për të. 20-vjeçari firmosi me gjigandët e Tuentes, një skuadër me histori në futbollin holandez megjithëse në vitet e fundit nuk po kalon në momentet më të mira.

Selahi ka nisur përgatitjet me skuadrën e parë të Tuentes dhe shihet si një futbollist me potencial, që mund të bëjë mirë jo vetëm në Holandë. Ai u grumbullua me Shpresat pak muaj më parë për herë të parë nga Bushi dhe u cilësua si një nga futbollistët më të mirë që Shpresat kanë në dispozicion. /Erjon Allaraj-VipSport.al/