Transferimi i Pogba është kthyer në çështje krenarie, Mançester Junajtid vendos t’i rrisë rrogën

Po kthehet në një telenovelë e ardhmja e Pol Pogba. Mesfushori ka deklaruar së fundmi se mund të jetë momenti për të provuar një aventurë të re, teksa Reali i Madridit por edhe Juventusi janë seriozisht të interesuara dhe qëndrojnë pas derës së Mançesterit.

Mirëpo, tashmë duket se situata po kthehet në një çështje krenarie, teksa Junajtid ka vendosur t’i rrisë rrogën sulmuesit. ‘Djajtë e Kuq’, i kanë ofruar një pagesë deri në 500.000 paund në javë, vetëm për të mos e lejuar të largohet dhe në këtë formë të fitojnë duelin ndaj Realit.

Një pagesë e cila duke parë atë aktualen prej 290.000 paund, mund ta joshë futbollistin të ndërrojë mendje dhe për dy vitet që ka ende në kontratë të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës angleze. Një shumë e vështirë për t’u arritur nga Reali apo Juventusi, megjithatë tashmë mbetet për t’u parë nëse Pogba do të zgjedhe paratë apo vërtet nuk mund ta vazhdojë më aventurën në Mançester.

/Egi Çabeli-VipSport.al/