Trajneri shkodran shumë afër firmës me Flamurtarin e Prishtinës

Samuel Nikaj mund të rikthehej në Shqipëri, madje ka pasur negociata për të marrë edhe drejtimin e ekipeve të Kategorisë së Parë, apo të elitës, por duket se tekniku shkodran do të vijojë karrierën në Kosovë.

Kujtojmë që në sezonin e shkuar, Samuel Nikaj ngjiti ekipin e Vushtrrisë nga liga e parë drejt elitës, ndërsa duket e për të ka një tjetër ofertë nga një skuadër e njohur. Bëhet fjalë për Flamurtarin e Prishtinës.

Nikaj duket se është tërhequr nga ekipi i kryeqytetit të Kosovës dhe duket se tashmë synon që të fillojë një aventurë të re në kampionatin kosovar, aty ku ai ka pasur sukses në trajnim.

E.S./Vipsport.al/