Trajneri kampion, Skënder Gega: Reja meriton mbështetje, sot fitojmë!

Në stadiumin “Elbasan Arena”, ndodhet edhe trajneri kampion “fringo” i Superiores, Skënder Gega, i cili pak ditë pasi fitoi dhe festoi titullin u largua nga të kuqtë e Partizanit. Gega, në një prononcim para sfidës me Moldavinë ka pohuar: “Shpresojmë që të marrim atë që ne dëshirojmë. Është një ndeshje e vështirë, shpresoj që ta shijojmë këtë 90-minutësh. Po kalojmë një periudhë tranzicioni pak të vështirë. Pasi iku Panuçi ka pak vështirësi në harmonizim”.

“Por duhet që të jemi pozitiv dhe të mendojmë për të ardhmen. Ky është grupi që ne kemi, këta janë kundërshtarët. Duhet që të mbështesim trajnerin e ri Reja që luan ndeshjen e parë në Shqipëri”.

“Ai ka nevojë për mbështetje si trajner. Kemi një grup me një pjesë lojtarësh që luajnë prej disa vitesh bashkë por edhe të rinj cilësorë. Ndaj edhe përkrahja për trajnerin është e domosdoshme. Besoj se sot fitojmë”, – ka pohuar Skënder Gega.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories