Trajneri i ri i Partizanit, kampionët kanë marrë një vendim

Pas 26 vitesh pritje, Partizani u rikthye te titulli kampion dhe merita ka padyshim trajneri Skënder Gega i cili krijoi një grup që arriti të dominonte çdo kundërshtar duke u shkëputur dukshëm në krye. Pas përfundimit të kampionatit, trajneri Gega vendosi të largohej nga Partizani për arsye personale.

Klubi kryeqytetas ende nuk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri megjithëse ka krijuar një listë me alternativa. E veçanta e kësaj liste është që asnjë prej kandidatëve që mund të marrin drejtimin e skuadrës, nuk është shqiptar. Kampionët kanë vendosur të hedhin sytë nga tregu i jashtëm.

Në mesin e muajit qershor, Partizani do të rinisë stërvitjen për Ligën e Kampionëve dhe deri atë ditë, do të jetë zyrtarizuar trajneri i ri i cili do të jetë i huaj. Në vitet e fundit, Partizani ka pasur disa trajnerë të huaj ku së fundmi ishin Sormani, Agostineli apo edhe Iuliano. /Erjon Allaraj-VipSport.al/