Trajneri i Kosovës, Shaland: Kjo skuadër ka b… Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ka qenë dukshëm i entuziazmuar me suksesin e përfaqësueses në minutat shtesë ndaj Bullgarisë. Sipas tij, kjo tregonte cilësitë më të mëdha të ekipit dhe në “SuperSport” nuk e fshehu emocionin e tij për këtë duel.

“Nuk dorëzoheshim kurrë, luanim gjithmonë në sulm e mbrojte, në fund kishim ndjesinë që mund të shënonim. Në fund sulmuam e sulmuam, e kërkuam atë gol. Në fund e kërkuam këtë fitore dhe nuk është fitore normale se është e para për kualifikueset e një Europiani. Kishim shumë dëmtime, por përgjigja e atyre që luajtën në fushë ishte e jashtëzakonshme

Mentaliteti është shumë i rëndësishëm dhe ne kemi skuadër e cila ka karakter, e cila tregon që jemi këtu. I kam thënë gjithmonë të luajmë futboll, nëse duam të fitojmë. Në fund e pamë skuadrën të luajë në krahë në sulm, të fitojë duele, të luajë në qendër. Luajnë futboll, kjo është e rëndësishme, kjo skuadër ka b…, kjo është e rëndësishme. Kemi skuadër e cila ka mesatare 23 vjeçare dhe luajnë futboll të gjithë bashkë.

A e mendojmë kualifikimin? Gjithmonë duhet të ëndërrojmë në jetë, çdo gjë e mrekullueshme në jetë fillon me një ëndërr.

Unë do isha i lumtur para ndeshjes me barazimin ndoshta. Por pas kësaj ndeshje ku kishim raste, do të isha i zhgënjyer po të mbyllej 2-2. Ata e bënë punën për të fituar. Jam shumë i gëzuar për skuadrën e lojtarët se e kanë merituar golin e tretë”, tha Shaland pas sfidës. /vipsport.al/