Trajneri i Francës mbron lojtarin e tij: Mbape nuk është robot, ka nevojë për pushime

Edhe në mbrëmjen e djeshme kualifikuese të Francës, Kilian Mbape ishte një nga më të mirët në fushë përballë Andorrës. Sulmuesi shënoi edhe një gol special, duke regjistrua golin numër 100 në karrierën profesioniste me klube dhe Kombëtaren e gjelave, teksa ende është vetëm 20-vjeçar.

Megjithatë, pavarësisht golit, forma e lojtarit të PSG nuk ka qenë e njëjtë me fillimin e sezonit, ndërsa është kritikuar nga shtypi për paraqitjen e fundit në humbjen ndaj Turqisë. Mbi këtë temë foli edhe trajneri i Francës, Didier Deshamp, i cili e justifikoi me faktin se Mbape nuk është një robot, por thjesht një djalë i ri. “ Mbape është i pari që është i nervozuar për veten e tij.

Nuk mund të ketë gjithnjë sukses, kam përshtypjen që po kalon atë çfarë i ka ndodhur edhe Pogbas për disa muaj apo edhe vite. Ne presim shumë nga ai, por ai ka pasur një sezon të gjatë, në të cilin ka qenë i suksesshëm. I duhen pushime.  Ai po mbledh eksperiencë, por nuk është një robot”, tha Deshamp.

/Egi Çabeli-VipSport.al/