Tjetër “shuplakë” Superligës së Europës që ëndërron Andrea Anjeli, edhe Gjermania i thotë “jo”

Pak orë pasi Premier Liga doli me një deklaratë zyrtare duke hedhur poshtë idenë që do të propozojë këto ditë organizata e klubeve europaine, ECA, një tjetër nga shtetet e mëdha në Europë i bashkohet “jo”-së. Federata gjermane ka bërë të ditur se klubet e Bundesligës të bashkuara e kanë refuzuar idenë për të ristrukturuar me një model tjetër turnetë europinanë.

Rainhard Rauball, përfaqësuesi i Federatës Gjermane dhe njëkohësisht një prej drejtuesve të lartë të Borusia Dortmund, deklaroi se klubet ishin kundër turneut që planifikohej të ndërtohej duke filluar nga viti 2024.

“Bundesliga ka vendosur unanimisht që të mos ndjekë këtë hipotezë, Edhe Anglia e mendon në të njëjtën mënyrë, do t’i kundërvihemi bashkë kësaj mundësie dhe nuk mendoj se do të ketë rrugë alternative pa praninë tonë”, tha ai.

Ideja kishte lindur nga Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit e njëkohësisht edhe i ECA. Ai kishte përgatitur një plan ku turnetë në Europë të ishin tashëm me pjesëmarrje të garantuar dhe me sistem ulje-ngjitje, por që favorizonte ndjeshëm të gjithë skuadrat e njohura, edhe nëse nuk do të kishin suksese në kampionatet përkatëse. Turnetë e ri do ët zhvilloheshin pjesërisht në fundjavë, duke i zënë vendin aktiviteteve kombëtare. /vipsport.al/