Titullari  i Flamurtarit nënshkruan për 1 sezon te Kukësi

Kukësi ka bërë afrimin e parë në merkato. Lojtari titullar i Flamurtarit dhe një nga më të spikaturit në linjën e majtë në Superioren tonë, Emiljano Musta ka nënshkruar te kuksianët një kontratë 1-vjeçare.

Musta është një lojtar me karrierë të pasur në elitën tonë, pasi më parë ka luajtur me Elbasanin, Shkumbinin, Teutën, Partizanin e Flamurtarin. Tashmë, ai provon një eksperiencë të re në elitë, me kuksianët që duan titullin kampion në sezonin e ardhshëm.

Kukësi tashmë ka nisur punën për Europën, ndërkohë që të mërkurën kanë biseduar edhe me kurbinasin Edison Ndreca, por pa dalë në një konkluzion.

E.S./Vipsport.al/