Tirana nuk e bind, mbërrijnë edhe oferta nga Irani për ish-golashënuesin e Luftëtarit

Paraqitja te Luftëtari gjatë sezonit të shkuar i ka vlejtur shumë sulmuesit nga Kenia, Ismail Dunga. Me plot 9 gola të shënuar, ku ka luajtur si titullarë vetëm në pjesën e dytë të sezonit, Dunga u kthye në personazh në Gjirokastër, por edhe në Superiore.

Ka lënë Luftëtarin për shkak të problemeve të theksuara financiare, ndërsa ka pasur negociata edhe me klubet tona të Superiores. Teuta e Tirana, por duket e siç e pohon edhe vetë sulmuesi, bardheblutë nuk e bindin për shkak të anës financiare.

Ndërkohë, Dunga konfirmon për “Vipsport.al” sepse për të ka oferta edhe nga kampionate të ndryshme të Europës, e madje deri edhe nga Irani. Kështu që tashmë ai do të zgjedhë për ofertën më të mirë, si nga ana financiare ashtu edhe për kampionatin duke qenë se është në kulmin e karrierës.

E.S./Vipsport.al/