Teuta zyrtarizon mbrojtësin durrsak, ikën edhe një tjetër!

Pak ditë më parë ishte “Vipsport.al” që dha lajmin se mbrojtësi Rustem Hoxha do të kthehej në Durrës pasi kishte gjetur akordin me drejtuesit e skuadrës “mëmë”. Sot, Hoxha ka qenë në klub ku ka firmosur edhe kontratën duke u zyrtarizuar si pjesë e Teutës.

Më pas klubi në faqen zyrtare ka bërë edhe zyrtarizimin e afrimit të mbrojtësit me eksperiencë në Superiore. Ndërkohë edhe një tjetër lojtar që ka qenë pjesë e organikës durrsake është larguar. Bëhet fjalë për Klinti Qaton që ka marrë letrat nga klubi dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në vijim.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që ka dalë nga moshat e durrsakëve, Xhonatan Lajthia, që ka qenë pjesë e Erzenit të Shijakut ku edhe ka spikatur është parë në stërvitje sot pasdite.

E.S./Vipsport.al/