Teuta zyrtarizon afrimin e radhës, merr mbrojtësin nga kampionët e Maqedonisë së Veriut

Teuta duket e pasi ka nisur stërvitjen po mendon që të ndërtojë edhe skuadrën për Europën dhe sezonin e ardhshëm në Superiore ku synimet do të jenë madhore. Kështu, pas largimit të Ditmar Bicajt dhe futbollistit Kamara, Teuta e Bledi Shkëmbit është hedhur në merkato.

Pak minuta më parë ka zyrtarizuar një goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Blagoja Todorovski i cili është 34-vjeç por që ka një karrierë të pasur dhe soenzin e fundit është aktivizuar me kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndinë e Tetovës, aty ku numëron edhe 427 minuta aktivizimi.

Teodorvski ka luajtur me ekipe elitare, kur krahas Shkëndijës e Rabotniçkit ka luajtur edhe me Renovën si dhe Dinamon Bukureshtit, por ka edhe 4 grumbullime me kombëtaren maqedonase.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories