Teuta rrit intensitet e stërvitjes, Shkëmbi “shton” dozat, por një nga lojtarët e rëndësishëm nuk ka qenë me grupin

Teuta ka nisur që të përgatitet me dy seanca stërvitore, ndërsa në kampin durrsak janë duke menduar seriozisht për pjesëmarrjen në Europë ku kërkojnë një përfaqësim dinjitoz. Në Durrës ka pasur zhvillime, e madje mund të thuhet me plotë gojën se durrsakët janë një nga ekipet më aktive në merkato.

Ka pasur largime titullarësh, por edhe afrime të futbollistëve cilësorë. Tashmë në Durrës kanë nisur që të përgatiten me dy seanca stërvitore, dhe pritet që ekipi bregdetar të “shtegtojë” në një shtet me klimë më të freskët në ditët në vazhdim.

Por është vënë re se në seancat e këtyre dy ditëve të para ka munguar një nga titullarët. Guineasi Lancinet Sidibe, një nga më të mirët gjatë sezonit të shkuar nuk ka qenë me skuadrën dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij.

E.S./Vipsport.al/