Teuta rikthen dy “ish”, programon 4 miqësore dhe një sulmues boshnjak!

Gjatë kësaj periudhe bregdetarët kanë qenë një ndër ekipet më aktive në merkato, duke nënshkruar me disa lojtarë dhe kjo mini-fazë është efikase për futbollistët e rinj për t’u përshtatur me grupin, por edhe për grupin aktual për të rigjetur formën. Rustem Hoxha, Arlind Kalaja, Albano Aleksi, Blagoja Todorovski, Aleksandër Kuro.

Ndërkohë edhe Orjan Xhemalaj, ka nënshkruar me Teutën, ndërsa Xhonatan Lajthia është kthyer nga huazimi te Erzeni i Shijakut, pasi shihet si një elementë me perspektivë në Durrës.

Atmosfera

Ndërkohë, faza përgatitore ka pasur edhe moment festive, pas ii riu Ledjo Beqja ka mbushur 18-vjeç dhe ka marrë përgëzime nga stafi shokët e skuadrës por edhe klubi duke e uruar në faqen zyrtare një prej lojtarëve me të ardhme në radhët e skuadrës së Teutës.

Miqësoret

Teuta ka planifikuar që gjatë periudhës 10-ditore në Bullgari të luajë edhe 4 ndeshje miqësore. Me ekipet bullgare, por edhe me skuadra të tjera europiane që kryejnë fazën përgatitore në të njëjtën periudhë me durrsakët në kompleksin e Banskos.

Merkato