Teuta nuk ndalet në merkato, klubi durrsak zyrtarizon mesfushorin Aleksi

Klubi i Teutës është treguar mjaft aktiv deri në këto momente në merkaton verore. Bregdetarët sapo kanë zyrtarizuar edhe mesfushorin Albano Aleksi. Ish-futbollisti i Luftëtarit, ka firmosur me ‘Djemtë e Detit’ për dy vite.

Aleksi, në këtë formë do të nisë menjëherë përgatitjet së bashku me shokët e rinj të ekipit, pasi Teuta do të marrë pjesë në kualifikueset e Ligës së Europës. Ka qenë vetë klubi i durrsak që nëpërmjet faqes zyrtare në ‘Facebook’ ka zyrtarizuar afrimin më të ri.

Albano Aleksi është transferimi i katërt për skuadrën e trajnerit, Bledi Shkëmbi, pas mbrojtësit të majtë Aleksandros Kourus, mbrojtësit të djathtë, Blagoja Todorovski dhe Rustem Hoxhës. Në këtë mënyrë, ka marrë formë edhe ekipi me të cilin, Teuta do të kërkojë të shkojë sa më larg në Kupat e Europës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/