Teuta, nesër luan miqësoren e parë në Bullgari

Teuta do të luajë nesër miqësoren e parë në tokën bullgare. Durrsakët janë grumbulluar në kampingun e zakonshëm në Bansko të Bullgarisë, aty ku “dozat” e ngarkesës janë rritur dhe stërvitjet zhvillohen me dy seanca tashmë.

Tashmë është koha për të zhvilluar edhe miqësore dhe kundërshtari i radhës i djemve të Teutës është ekipi bullgar, Fc Kariana Erden që militon në ligën e dytë vendase. Miqësorja do të zhvillohet nesër në një nga fushat e kompleksit. Ky do të jetë edhe testi i dytë pas atij me Laçin që u luajt fundjavën e shkuar në “Niko Dovana” dhe durrsakët u mundën 1-2.

Pritet që të debutojnë edhe afrimet e reja të skuadrës durrsake. Kujtojmë që bregdetarët kanë pretendime si në Kupat e Europës ashtu edhe në sezonin e ri dhe kanë qenë shumë aktivë në merkato.

E.S./Vipsport.al/