Teuta mundet në testin e dytë nga ekipi i ish-mbrojtësit të Tiranës

Pasi fitoi në testin e parë në tokën bullgare me skuadrën e Kariana Erden, durrsakët, sot kanë zhvilluar edhe miqësoren e dytë. Sërish si kundërshtar i tyre ka qenë një ekip i ligës ë parë bullgare dhe durrsakët janë mundur 2-1.

Ekipi bullgar ka shënuar i pari në minutën e 10-të me Valçev. Teuta barazon rezultatin  me Prognin që tregohet saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi. Në të dytën bullgarët gjejnë sërish avantazhin me anë të Masedos.

Me ekipin bullgar luan edhe mbrojtësi Martin Kvadanski që ka qenë pjesë e skuadrës së Tiranës në Superiore në sezonin 205-2016.

Durrsakët janë në kulmin e fazës përgatitore dhe trajneri Blendi Shkëmbi në këto miqësore po sheh gjendjen e të gjithë lojtarëve të cilët ka në dispozicion. Në ditët në vijim durrsakët kanë planifikuar të tjera takime në Bullgari!

E.S./Vipsport.al/