Teuta e Europës, nis përgatitjen me dy titullarë të larguar priten edhe të tjerë!

Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes, por që në ditën e parë dy lojtarë janë larguar. Bëhet fjalë për mbrojtësin shtatlartë, Ditmar Bicaj si dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Sekou Kamara.

Të dy lojtarët janë zyrtarizuar edhe nga klubi durrsak si largime. Por, nuk janë vetëm këta. Pritet që në orët në vazhdim apo dhe këtë javë të ketë të tjera largime, e madje edhe titullarë nga radhët e skuadrës durrsake.

Pak ditë më parë janë larguar edhe dy titullarë si Latif Amadu dhe Erlis Frashëri, por edhe mesfushori Traore nuk do të kthehet më në Durrës.

E.S./Vipsport.al/