Tërbuni nuk ndalet, bën dopio-goditje para startit të përgatitjeve

Jo vetëm Majkëll Peçi, një mesfushor me eksperiencë, pukjanët duket se janë konsoliduar duke bërë zyrtare edhe dy afrime të tjera po ditën e sotme. Bëhet fjalë për Klaudio Hysenin, një mesfushor edhe ky me eksperiencë në Superiore apo në Kategorinë e Parë.

Por, jo vetëm Hyseni pasi edhe Cangu i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrave të Korabit, Partizanit B apo dhe Elbasanit do të luajë me pukjanët në sezonin e ardhshëm. Vetë klubi në postimin që ka bërë pak më parë, zyrtarizon edhe dy afrimet e reja.

Tërbuni synon që të jetë një ekip dinjitoz, e madje krahas ruajtjes së grupit që e ngjiti vjet nga e Dyta në të Parën si kampion, është në negociata edhe me disa lojtarë cilësorë…

Pukjanët nuk do të hyjnë në garë me synime modeste, por pritet që të jenë një ekip me ambicie, pse jo edhe për vendet e kreut të klasifikimit, e jo më kot po shfaqen aktivë në merkato duke parakaluar edhe skuadrat e tjera që po rrinë në heshtje!

E.S./Vipsport.al/