Tërbuni i së Parës e nis nga trajneri, rinovim edhe për 2 sezone

Tërbuni u ngjit në Kategorinë e Parë, e natyrisht një meritë të madhe pati edhe trajneri Oltion Kërnaja me stafin e tij. Ashtu si u kritikuan në fund të sezonit një vit më parë, kur Tërbuni ra nga kategoria, duket se meritat shkojnë më së shumti për atë.

Pukjanët edhe pse në një grup mjaft të fortë u rikthyen në të parën, ndersa me ekipin u bë një punë mjaft e mirë. Një ekip me kualitete dhe djem të rinj të talentuar. Drejtuesit duket se e kanë nisur që nga trajneri punën për sezonin e ardhshëm.

Oltion Kërnaja ka rinovuar edhe për dy sezone, e tashëm do të vijojë puna për kontratat e reja, me stafin, e skuadrën, pa harruare dhe merkaton. Tërbuni ka nisur nga puna, ndërsa këtë sezon synimet janë për të mos qenë thjesht në betejën e mbijetesës…!

E.S./Vipsport.al/