“Telenovela” Nejmar drejt përfundimit, kontratë 5-vjeçare me Barcelonën

Barcelona po tenton një rikthim të bujshëm dhe duket se rikthimi i Nejmarit në “Camp Nou”, tashmë nuk është vetëm një hipotezë. Blaugranat kërkojnë me çdo kusht shërbimet e brazilianit megjithatë, nuk do ta kenë aspak të lehtë për të bindur PSG-në.

Vetë braziliani ka pranuar se dëshira e tij është që të rikthehet dhe ka pranuar edhe ulje rroge, ndërkohë që “Sport” raporton se Nejmar ka arritur edhe akordin verbal me presidentin Bartomeu. Presidenti i Barcelonës, e ka bindur Nejmarin për një kontratë 5-vjeçare ndërkohë që tashmë mbetet gjithçka në dorë të PSG-së.

Vetë Nejmar ndodhet për momentin në vendlindjen e tij, aty ku po riaftësohet pas dëmtimit që pësoi në ndeshje miqësore dhe ku humbi edhe Kupën e Amerikës me Brazilin. Pritet që ditët në vijim të ketë edhe të tjera kontakte mes palëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/