Telashe për Porton, duhet t’u paguajë 2 milionë euro rivalëve të Benfikës

Telashe për Porton, që duhet t’i paguajë Benfikës shifrën e dy milionë eurove. Ky vendim është marrë për çështjen e e-mail-ve mes dy skuadrave më të mira në Portugali.

Gjykata ka vendosur se Porto është “pjesërisht” fajtore në këtë histori dhe duhet t’i paguajë 2 milion euro Benfikës për dëmet që i ka shkaktuar me publikimin e mesazheve dhe pasojat që ato kanë pasur në vazhdim. Drejtori i komunikimit në klubin e Portos, Francisko Markes, ka zbuluar në një televizion përmbajtjen e disa e-mail-ve të brendshme të klubit nga Lisbona nëntorin e shkuar.

Përmbajtja e mesazheve? Kishte të bënte me bërjen publike të ekzistencës së një sistemi të korruptuar arbitrash që favorizonte Benfikën. Në atë kohë ishte deklaruar nga organet kompetente se kjo çështje do të trajtohej e veçuar nga ngjarja e rëndë e korrupsionit në klubin e Benfikës. / Vipsport.al