Telashe për akuzuesen e Nejmarit, denoncohet në polici nga vetë… policia

Një nga çështjet më të nxehta kohët e fundit, mbetet denoncimi që modelja braziliane Najila Trindade ka bërë karshi Nejmarit, ku e akuzon se ylli brazilian e ka përdhunuar në një hotel në Paris. Nga java në javë janë publikuar fakte të reja e foto me video ndërkohë që ende nuk ka një vendim në lidhje me situatën e krijuar.

Sakaq, deklaratat e dhëna në media nga modelja braziliane i kanë kushtuar shtrenjtë duke qenë se karshi saj ka ardhur tashmë një denoncim. Në komisariatin e policisë në Brazil, ka mbërritur një denoncim për shpifje nga vetë Policia Civile e Brazilit.

Najila u shpreh në një intervistë në televizion se nuk mund t’i besonte policisë civile duke qenë se këta të fundit janë të korruptuar. “Ata blihen me para, apo jo. Apo jam unë e çmendur dhe më thoni që nuk blihen”, ishte akuza e ngritur nga Najila. Kaq ka mjaftuar që të hapen telashet për modelen që synon të përitojë diçka nga Nejmar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/