Tashmë është zyrtare, mbrojtësi largohet nga Skënderbeu dhe firmos në Australi

Pas përfundimit të sezonit, tashmë kanë nisur edhe lëvizjet e para të lojtarëve për të gjetur një sistemim të ri. Kështu, nga Skënderbeu është larguar zyrtarisht mbrojtësi Kristi Vangjeli. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë i ka dhënë fund aventurës 5 vjeçare me Skënderbeun, teksa ka zgjedhur të transferohet në Australi. Gjatë periudhës 5 vjeçare mbrojtësi provoi edhe një eksperiencë te Astra, por shumë shpejt u rikthye sërish në qytetin e vendlindjes.

Mbrojtësi korçar ka firmosur për klubin e Adelaide Olimpik. Lajmi e ka dhënë vetë klubi australian nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, duke bërë të ditur transferimin e shqiptarit. Klubi i ri Vangjelit militon në ligën e dytë australiane, ndërsa për 33-vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që transferohet në kontinentin e largët.

Një mundësi e mirë për mbrojtësin, duke parë edhe moshën, ndërsa duke menduar edhe për faktin se Skënderbeu mund të ngelë jashtë Kupave të Europës për shkak të dënimit, ka preferuar të shfrytëzojë mundësinë për t’u transferuar në Australi.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories