Tare provon një goditje të bujshme, ish-sulmuesi i Bajernit në fokusin e drejtorit shqiptar

Tashmë që Igli Tare dhe klubi i Lacios rinovuan bashkëpunimin mes tyre, drejtori shqiptar ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm. Tare, i cili njihet për goditjet e tij të zgjuara në merkato, teksa dallon elementët e rinj që më pas kthehen në lojtarë të rëndësishëm për financat e klubit kryeqytetas.

Megjithatë, Tare ka provuar edhe nga ato goditjet e bujshme, si në rastin kur transferoi në ‘Olimpico’, Miroslav Klosen. Edhe në këtë merkato, drejtori shqiptar duket se ka në mendje të bëjë një tjetër goditje ‘alla’ Klose. Tare është i interesuar për Arjen Roben. Ish-sulmuesi i Bajern Mynih, pasi u largua nga gjermanët, është në kërkim të një tjetër aventure. Holandezi ka shumë kërkesa nga Amerika, teksa është në fundin e karrierës dhe mund të jetë hera e fundit për të firmosur një kontratë të majme.

Ndërkaq, Lacio do të provojë për 35-vjeçarin dhe problem do të jetë pikërisht paga që Roben pretendon. Por, nga ana tjetër mund t’ia vlejë edhe sakrifica, pasi Tare e di mirë sa vlen një transferim si ai i Roben nga ana e marketingut për klubin bardhekaltër.

/Egi Çabeli-VipSport.al/