Tare në dashuri me futbollin brazilian, kërkon një tjetër talent

Igli Tare konfirmoi qëndrimin në Seria A me Lacion duke refuzuar ofertën që i kishte bërë Milani për të kaluar si drejtor sportiv i kuqezinjve. Tare ka nisur nga puna për merkaton e verës dhe ka hedhur sytë nga futbolli brazilian aty ku kërkon një tjetër talent.

Këtë radhë, objektiv i Tares është 18-vjeçari, Gustavo Cipriano i cili aktivizohet me Santosin dhe shihet si një nga mbrojtësat më të mirë në Brazil. Mbriojtësu 18-vjeçar ka një kontratë që i përfundon në vitin 2021 ndërkohë që Lacio e vëzhgon prej vitesh dhe kishte kërkuar edhe vitin e kaluar ta transferonte por pa ia arritur.

“Corriere Dello Sport” raporton se Tare kërkon të përfitojë nga momenti pasi Santos nuk po kalon një moment të qetë për shkak të ndryshimeve të shumta në klub dhe synon ta përfitojë më lehtë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/