Tani quajeni “Luftëtari 2”, firmos një tjetër titullar te Gjilani

Gjilani po “zbraz” Superioren dhe konkretisht ekipin e Luftëtarit. E kjo lidhet me faktin se trajneri aktual i skuadrës gjilanase, Gent Mezani e ka drejtuar sezonin e shkuar ekipin gjirokastrit dhe i njeh mirë kualitetet që ata kanë pasur dhe kanë në përbërje.

E pas Ruçit, Xheksonit dhe Erlis Frashërit, edhe ky një ish-i Luftëtarit katër sezone më parë, sot kanë bërë të vetin Oltion Rapën.

Ky i fundit ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës së Luftëtarit në sezonet e shkuara, e madje duke luajtur edhe në mbrojtje e mesfushë. Rapa është një futbollist që tashmë ka eksperiencën e duhur në elitë, ndërsa te Gjilani pritet që t’i bëj mjaft punë trajnerit Mezani.

Por, nuk do të ndalet me kaq skuadra e Gjilanit, pasi në ditët e ardhshëm pritet që të bëjë edhe disa afrime të tjera për të qenë edhe më e konsoliduar dhe për të hyrë në garë me pretendime madhore këtë sezon, duke qenë se projekti i drejtuesve dhe presidencës së klubit ka nisur që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

E.S./Vipsport.al/