Tani edhe Barcelona ka “Donarumën“ e vet, katalanasit blejnë djalin e menaxherit

Në Itali është bërë legjendare firma e Antonio Donaruma te Milani si pjesë e paketës për të firmosur rinovimin e kontratës me Xhixho Donarumën. Me sa duket, tani edhe Barcelona ka Donarumën e vet. Klubi katalanas ka bërë të ditur sot se ka bërë pjesë të skuadrës B mbrojtësin Mike Van Beijen.

Djaloshi 20-vjeëar ka firmosur sot në praninë e disa prej drejtuesve më të lartë të sektorit teknik të klubit në qendrën stërvitore dhe është bërë e qartë se ashtu si yjet e tjerë të ekipit, ai do të kishte një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. Problemi është që “talenti” i madh në të vërtetë ka pak lidhje me nivelin që kërkohet të katalanasit.

Ai thjesht është djali i Ali Dursun,menaxherit të Frenki De Jong, yllit të ri të mesfushës që katalanasit arritën të shkëputnin nga Ajaksi duke mposhtur konkurrencën e klubeve të mëdha europiane. Van Beijen nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e parë në klubet ku ka qenë në Holandë, por Barcelona është detyruar të nënshkruajë me të me sa duket nga babai, në mënyrë që ky i fundit të shtynte De Jong drejt katalanasve. /vipsport.al/